Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma “blindon” yjet

Edin Xheko dhe Cengiz Under pritet t’i vazhdojnë kontratat me Romën.

Drejtuesit e klubit romak kanë filluar bisedime me dy lojtarët e skuadrës për vazhdimin e kontratave, transmeton KTV.

Sulmuesit boshnjak, kontrata me Romën i skadon në verën e vitit 2020.

Por, drejtori sportiv i Romës, Monchi, i ka ofruar atij kontratë të re deri në vitin 2022.

Xheko me kontratën e re do të ketë rrogë prej 4,5 milionë eurosh të njëjtë sa aktualen, por me bonuse më të mëdha.

Edhe Roma synon transferimin e Zirkzees Futboll 7 muaj më parë Roma synon transferimin e Zirkzees

Në anën tjetër, kryeqytetasit janë duke synuar ta blindojnë edhe talentin turk Cengiz Under.

Bayern Munichu, Arsenali dhe Chelsea janë interesuar për lojtarin që ka kontratën deri në vitin 2022 me Romën.