Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma bën ofertë për Çoriqin

Roma ka bërë një ofertë prej 12 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e talentit kroat të Dinamo Zagrebit, Ante Çoriq, raportoi “Corriere dello Sport” të dielën.

Mesfushori kreativ mbush 21 vjet muajin e ardhshëm dhe ka luajtur tri ndeshje për Përfaqësuesen A të Kroacisë.

Drejtori sportiv i Romës, Monchi, ka nisur kontaktet dhe shpreson ta fitojë garën për transferimin e kroatit të ri, transmeton “Koha Ditore”. Ai ka bërë një ofertë prej 12 milionë eurosh, që vlerësohet se do të jetë e mjaftueshme për ta bindur Dinamon që ta shesë talentin.

Çoriq ka shënuar tre gola dhe ka asistuar dy herë në 12 ndeshje në elitën kroate këtë stinor. Ai është duke u kërkuar edhe nga skuadrat e Premier Leagues së Anglisë si Liverpool, Manchester City, Tottenham e Everton.

Artikuj të ngjashëm