Rodrygo nuk është zgjedhur lojtar i ndeshjes mes Chelseat dhe Real Madridit, ndonëse shënoi të dy golat.
Ekspertët e UEFA-s e kanë shpallur Federico Valverden e Madridit si më të mirin.
“Ai ka ofruar balanc të shkëlqyer në mesfushën e Realit. Ka bërë punë të shkëlqyer defanzive dhe ka bërë asistim të jashtëzakonshëm në golin e dytë”, kanë vlerësuar ekspertët e UEFA-s.
Reali u kualifikua në gjysmëfinale, ku e pret njërin nga Manchester City ose Bayerni.
