Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rodrygo do të largohet nga Real Madridi

Real Madridi nuk po llogarit në sulmuesin e krahut, brazilianin Rodrygo përtej këtij sezoni.

“Marca” ka shkruar të mërkurën se Reali tashmë ka vendosur ta nxjerrë në shitje 21-vjeçarin për të liruar vend në ekip për francezin Kylian Mbappe që pritet të transferohet në Madrid gjatë verës.

Rodrygo këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka bërë shtatë asistime në të gjitha garat dhe gjasat janë të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Angli.

Ekipet angleze janë të gatshme të ofrojnë mbi 40 milionë euro për Rodrygon, i cili ka kontratë me Realin deri në vitin 2025.

Artikuj të ngjashëm