Mesfushori spanjoll i Manchester Cityt, Rodri ka vendosur rekord të pasimeve për një ndeshje të Premier Leagues.
Rodri ka bërë 188 pasime, prej tyre 178 të sakta në ndeshjen ndaj West Ham Unitedit të mërkurën mbrëma, ka njoftuar OPTA në Twitter. Të dyja këto janë rekord që kur Premier League ka nisur të mbajë të dhëna të detajuara nga stinori 2003-04. Gjithë skuadra e West Hamit ka kompletuar vetëm 169 pasime. City triumfoi 2:0, ndërsa Rodri shënoi golin e parë të ndeshjes.