Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, është shpallur lojtari më i mirë i edicionit 2022/2023 në Ligën e Kampionëve. Të shtunën në finale, Rodri shënoi golin e fitores 1:0 ndaj Interit.
City për herë të parë ka fituar Championsin.
Përzgjedhjen e ka bërë paneli i ekspertëve të UEFA-s, është bërë e ditur të dielën.
26-vjeçari ka munguar vetëm në një paraqitje të Cityt në kampanjën triumfuese në Champions. Ka shënuar dy gola.
“Është ëndërr. Ky moment nuk do të ndodhë asnjëherë më. Tifozët e Cityt kanë pritur gjatë për këtë. Ata e meritojnë, ne e meritojmë”, ka thënë Rodri.
Në 12 paraqitje, Rodri ka pasur saktësi të pasimeve prej 93.8 për qind. Ka kaluar 134.8 kilometra, ndërsa shpejtësinë maksimale e kishte 31.6 kilometra në orë.