Haxhi Krasniqi mbrëmë dështoi që të hyjë në garë për titullin e kategorisë super të mesme në versionin WBO, pasi u mposht nga Arthur Abraham.
Pas takimit ai ka thënë se është i zhgënjyer, pasi ishte përgatitur gjysmë viti për këtë meç, por ka theksuar se nuk do të dorëzohet, transmeton Koha.net.
Kurse trajneri i Robin Krasniqit, Magomed Shaburov ka thënë se kjo përballje ndoshta ishte shumë e madhe për Robinin, raporton Mdr.de.
“Ndoshta meçi ishte shumë e madhe për Robinin”, është shprehur ai.
Abraham tani do të luftojë për në kategorinë super të mesme në WBO ndaj meksikanit Gilberto Ramirez.