Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fillon meçi i Robin Krasniqit

Boksieri nga Juniku Haxhi Krasniqi, i njohur si Robin Krasniqi, është ngjitur në ring me tingujt e këngës “Jemi një”, për t’u ndeshur me ish-kampionin e botës, Arthur Abraham, në Erfurt të Gjermanisë.

Takimi është eliminator për titull të botës në kategorinë super të mesme në versionin WBO dhe fituesi i meçit të sotëm, pritet të luftojë për titullin e më të mirit të botës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Krasniqi sonte kërkon fitoren e 47-të në karrierë. Nga të gjitha fitoret, 17 i ka me nokaut, ndërsa ka 4 humbjeve.

Dueli mes Krasniqit dhe Abrahamit është vlerësuar i barabartë, pasi Krasniqi është më i ri dhe ka më shumë energji për duel, kurse armeni Abraham është më i moshuar por ka përvojë më të madhe në ring.