Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Riza Lushta”, arenë e derbit të javës

Një ndeshje e skuadrave të mesit të tabelës, që luhet të shtunën (sot) e hap javën e 22-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll, por ndeshjet me peshë në garën për titull luhen të dielën.

Pikët do të vlerësohen shumë sidomos nga ndeshja në Mitrovicë ndërmjet Trepçës '89 dhe Dritës dhe asaj në Podujevë ndërmjet Llapit e Lirisë, shkruan sot Koha Ditore.

Por është takimi ndërmjet Ferronikelit e Drenicës që e hap xhiron e 22-të, që është e fundit e fazës së dytë të garave. Pas xhiros së 22-të do të luhen edhe 11 xhiro të fazës së tretë. Nikli është i teti me 31 pikë, kurse Drenica e gjashta me 33 pikë.

Dallimi i vogël në pikë bën që edhe Drenica e Ferronikeli të vlerësohen kandidatë për titull, njëjtë si skuadrat që do të takohen në derbin e xhiros, Trepça '89 e Drita. Kjo ndeshje luhet të dielën nga ora 13:00 në stadiumin "Riza Lushta" në Mitrovicë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).