Boca Juniors do të përballet me rivalin e përjetshëm River Platen në finalen e Copa Libertadores për herë të parë në histori.
Këtë përballje e siguroi Boca Juniors që mbrëmë barazoi 2 me 2 me Palmeiras nga Brazili, ndërsa rezultati i përgjithshëm ishte 4 me 2 në favor të argjentinasve.
Finalja argjentinase u sigurua një ditë pasi River Plate eliminoi Gremion.
Finalja do të luhet me dy ndeshje. E para do të zhvillohet në Bomboneran e Bocas më 7 nëntor, ndërsa dueli i kthimit do të zhvillohet më 28 nëntor.
Artikuj të ngjashëm