Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Riola e zhgënjyer që ka mbetur jashtë Botërorit

Riola Xhemaili

Një ditë pasi u la jashtë listës përfundimtare të Zvicrës për Kampionatin Botëror, Riola Xhemaili ka reaguar në Instagram. Xhemaili nuk arriti ta bind trajneren e Zvicrës për të siguruar një vend në turneun që nis këtë muaj dhe do të mbahet në Australi e Zelandën e Re.

Xhemaili në postim ka pranuar se ka mbetur shumë e zhgënjyer që nuk do të jetë në Botëror, por ka shtuar se këtë zhgënjim do ta përdor për ta motivuar veten për t’u përgatitur dhe zhvilluar më shumë si lojtare.

“Ditët e fundit ishin padyshim më të vështirat në karrierën time profesionale deri më tani. Sigurisht, që jam jashtëzakonisht e zhgënjyer që nuk mund të shkoj në Kupën e Botës. Si profesioniste, nuk kam pse ta kuptoj apo pajtohem me të gjitha vendimet. Çfarë profesioniste do të isha nëse do të isha e lumtur tani?. Detyra ime tani është të pranoj vendimin dhe ta përdor atë për të motivuar veten për t’i zhvilluar si lojtare dhe si person, dhe këtë do ta bëjë”, ka shkruar ndër të tjera Xhemaili, e cila i ka dëshiruar suksese Zvicrës dhe ka premtuar se do ti shikojë të gjitha ndeshjet në televizor duke bërë tifo nga distanca.

Artikuj të ngjashëm