Me emërimin e trajnerit Jos Luhukay te Sheffield Wednesday, gjërat kanë ndryshuar mirë edhe për sulmuesin shtatlartë, Atdhe Nuhiu.
Holandezi Luhukay në krye të Sheffieldit u vu në janar të këtij viti dhe zëvendësoi portugezin Carlos Carvalhal, i cili nuk llogariste shumë në Nuhiun, shkruan “The Star”, transmeton “Koha Ditore”. Mirëpo Luhukay po ka besim te sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës që ka filluar të kthejë formën e tij.
Vikendin e shkuar Nuhiu me dy gola ia siguroi Sheffieldit fitoren 2:1 në udhëtim ndaj Leedsit. Me këta dy gola Nuhiu arriti në kuotën e gjashtë golave nën urdhrat e trajnerit Luhukay në 16 paraqitje, kurse në total këtë edicion ka shtatë gola në të gjitha garat në 28 ndeshje të zhvilluara.
Prejse Nuhiu është transferuar te Sheffieldi, kjo është periudha më e mirë, pasi me Luhukayn trajner po shënon nga një gol për 2.6 ndeshje... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)