Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rikthehet Sane

Lory Sane ka filluar stërvitjet me ekipin e parë të Manchester Cityt.

Sulmuesi anësor pas një lëndimi në gusht të vitit të kaluar është rikthyer me skuadrën e parë, transmeton KTV.

Sane ka filluar stërvitjet, mirëpo rikthimi i tij në fushën e gjelbër nuk dihet ende.

24-vjeçari, sipas mediave në ishull, mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë kthyese në Champions Leaguen ndaj Real Madridit.

Gjermani këtë sezon nuk ka luajtur në asnjë ndeshje kampionale me qytetarët.