Skuadra nga Serie A, Fiorentina, të premten ka bërë të ditur se francezi Franck Ribery është rikthyer në stërvitje, pasi është rikuperuar nga lëndimi që e mbajti jashtë fushe prej muajit nëntor të vitit të shkuar.
Ribery para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Fiorentinas si lojtar i lirë dhe deri më tash ka regjistruar 11 paraqitje në Serie A, duke realizuar dy gola dhe ka asistuar po aq herë.
36-vjeçari ka kontratë me ekipin italian deri në verën e vitit të ardhshëm kurse karrierë ka bërë edhe te Bayern Muencheni, Marseille, Galatasaray, Metzi e Bresti.