Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ribashkimi i Sabitzerit me Nagelsmannin dhe rikthimi i menjëhershëm në Leipzig

Marcel Sabitzer u prezantua të enjten si futbollist i ri i Bayern Munichut. Ai u ribashkua te klubi bavarez me trajnerin Julian Nagelsmann, por në vikend do të luajë kundër ish-skuadrës, Leipzig, nga ku edhe u transferua për 15 milionë euro në momentet e fundit të afatit kalimtar veror.

“Ka qenë një ëndërr e bërë realitet. Bayerni është njëri prej klubeve më të mëdha në botë. Jam gati për të debutuar. Jam këtu që nga e diela e kaluar. Menjëherë i kam parë dallimet. Edhe stërvitjet janë më ndryshe”, ka thënë Sabitzer 27-vjeçar.

Në edicionin e kaluar me Leipzigun, Sabitzer luajti në 39 ndeshje në të gjitha garat. Shënoi nëntë gola dhe pati shtatë asistime. Luajti edhe me Austrinë në “Euro 2020” dhe e pati një asistim.