Rezultat historik është regjistruar në gjysmëmaratonën e Danimarkës, të dielën.
Për herë të parë 15 atletë kanë thyer barrierën prej një ore në vrapimin gjysmëmaratonë, përkatësisht në 21 kilometra. Rekordi i mëhershëm ishte 11 atletë, ndërsa ishte vendosur në vitin 2019.
Gjysmëmaratona në Kopenhagë është fituar nga Milkesa Mengeshai Etiopisë me kohë prej 58:58 minuta.
Te atletet, Tadu Teshome e Etiopisë fitoi të artën me rekord personal prej 1:06.13 orë. Edhe Mengesha vendosi rekord personal, ka njoftuar Federata Botërore e Atletikës.