Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rexhepi i kënaqur me paraqitjen: Ishte një fytyrë tjetër

Trajneri i Feronikelit ’74, Xhengis Rexhepi është i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij ndaj Ballkanit.

Ai ka thënë se ekipi tij u paraqit me një fytyre tjetër ndaj Ballkanit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Dua t’i përgëzoj drejtuesit e Ballkanit, trajnerin Ilir Daja, lojtarët për suksesin në Evropë. Kemi nisur me dy ndeshje si mysafir. Ndaj Prishtinës kemi mbetur herët me një lojtar më pak në fushë dhe nuk është se kishim paraqitje të mirë. Sot ishte një fytyrë tjetër. Kemi luajtur ndeshje shumë të mirë. Nuk është e lehtë të arrish me 3-4 pozicione për gol ndaj Ballkanit. Ballkani ka një formë të mirë në Evropë. U munduam të mos e prishim futbollin dhe të luajmë lojë të hapur”, ka thënë Rexhepi.