Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rexhbeçaj shënon gol në humbjen e skuadrës së tij, Koeln

Elvis Rexhbeçaj e ka shënuar golin e vetëm për skuadrën e tij, Koeln në humbjen 3:1 në shtëpi nga Borussia Monchengladbachu, në kuadër të Bundesligës gjermane.

Dueli i zhvilluar të shtunën i takoi në tërësi vizitorëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Futbollisti nga Kosova, shënoi në minutën e 84-t me gjuajtje të fortë, që nuk arriti të ndalej nga portieri Yann Sommer.

22-vjeçari nga Prizreni në edicionin e sivjetmë ka zhvilluar katër ndeshje, ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistim.