Mesfushori Elvis Rexhbeçaj ka qenë titullar dhe i ka luajtur 75 minuta në humbjen që Augsburgu e ka pësuar në shtëpi ndaj Freiburgut të shtunën në xhiron e parë të Bundesligës.
Michael Gregorritsch (46’), Vincenzo Grifo (48’), Matthias Ginter (61’) dhe Ritsu Doan (78’) realizuan golat për Freiburgun.
Në ndeshjet tjera të shtunën Bochumi pësoi 2:1 në shtëpi nga Mainzi, ndërsa Wolfsburgu barazoi 2:2 me Werder Bremenin në shtëpi.
Borussia Moenchengladbachu e mposhti Hoffenheimin 3:1.