Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rexhbeçaj fiton me Bochumin në fundin e ndeshjes

Elvis Rexhbeçaj ka qenë titullar në një tjetër ndeshje me skuadrën e Bochumit.

Futbollisti nga Kosova luajti deri në minutën e 73-të në fitoren që skuadra e tij e arriti të premten mbrëma kundër Arminia Bielefeldit, 2:1.

Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 33-të të Bundesligës gjermane.

Bochumi fitoi falë një autogoli të minutës së 89-të, të shënuar nga George Bello.

Bochumi është në mesin e tabelës me 42 pikë në 33 ndeshje, ndërsa Arminia Bielefeldi që ka 10-të ndeshje rresht pa fituar, është në pozitën e parafundit (17), me 27 pikë.

Largimi i tyre nga Bundesliga e Gjermanisë mund të konfirmohet në ndeshjen e radhës.