Sport

Reshat Mati shënon fitoren e radhës në boks profesionist

Reshat Mati

Talenti shqiptar, boksieri Reshat Mati, ka shënuar fitoren e radhës në boksin profesionist.

Mati të shtunën mbrëma në New York mposhti boksierin meksikan me shtetësi amerikane Joe Eli Hernandez me vendim unanim pas tetë raundeve. Të tre gjyqtarët i dhanë fitoren Matit me shifrat 80:72.

Mati bokson në kategorinë velter. Mati 23-vjeçar i ka fituar 12 meçet e deritashme në boksin profesionist, prej tyre shtatë me nokaut. Ai njihet me nofkën “Ariu Shqiptar”.

Mati është nën petkun e promotorit të madh, Eddi Hearn, i cili është edhe promotor i Anthony Joshuas.