Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rënia e madhe e yllit olimpik amerikan Gardner

Ylli olimpik Rulon Gardner ka rrëfyer për rënien e madhe të tij, përfshirë këtu edhe akumulimin e borxheve prej 3.4 milionë euro, shkruan “The Sun”.

Gardner 48-vjeçar, u bë yll brenda natës në vitin 2000, kur fitoi të artën olimpike në mundje në Sydney duke e mposhtur legjendën Aleksandr Karelin.

Gardner filloi të paraqitej në emisione të famshme televizive në SHBA. Popullariteti i tij u rrit dukshëm, kështu edhe bilanci bankar i tij nga paga vjetore prej 8200 euro në vit në mbi 225 mijë euro.

Më pas refuzoi një ofertë luksoze nga seria e famshme e mundjes profesionale WWE, ofertë milionëshe thotë ai. Ai e kishte refuzuar këtë ofertë pas insistimit të nënës.

Gardner pastaj shtoi plotë 95 kilogramë, duke arritur peshën mbi 200 kilogramë.

Edhe Ronda Rousey kthehet në kafaz me fitore prej 15 sekondave Luftarake 2 muaj më parë Ronda Rousey kthehet në kafaz me fitore prej 15 sekondave

“Më u ofruan miliona nga WWE për të garuar në këtë seri dhe unë e refuzova ofertën. Nëna ime tha, ‘A është ky fëmija që kam rritur? A dëshiron të bëhesh shembull i tillë për rininë amerikane?’” – ka treguar Gardner në intervistë për “News.com”.

Gardner më pas bëri një luftë në Artet Marciale të Përziera (MMA) me vlerë 180 mijë euro, para se t’i ofrohej një luftë tjetër me vlerë 900 mijë euro, pasi fitoi në debutim.

“Nëna ime tha, ‘Rulon, a kam stërvitur të birin tim për t’u bërë vrasës? A është ky synimi yt në jetë? Të lëndosh njerëz?’ Mundja është ndryshe. Nuk e sulmon fizikisht dikë”, ka shtuar amerikani.

Më pas jeta e Gardnerit nisi të kthehej për të keq, pas një investimi të gabuar në një resort turistik.

“Mendova se ishte mundësi e mirë, por ishte skemë piramidale. FBI e hetoj dy vite e gjysmë atë dhe ajo u deklarua fajtore dhe vuajti dy vjet burg. Unë humba çdo gjë”, ka treguar Gardner.

Gardner në vitin 2012 ishte në borxhe prej 3.4 milionë euro dhe u detyrua të shiste shtëpinë e tij dhe madje edhe gjërat me vlerë, përfshirë edhe medaljen e artë olimpike nga Sydney.

Po ashtu ai u divorcua, ndërsa Gardner nisi të shtonte peshë me të madhe, duke ngrënë nga 14 mijë kalori në ditë. Arriti në afro 210 kilogramë.

Edhe Për realizimin e “Half Man”, Richard Gadd refuzoi oferta të mëdha Showbiz 2 muaj më parë Për realizimin e “Half Man”, Richard Gadd refuzoi oferta të mëdha

“Thjeshtë nuk më interesonte më”, ka treguar ai.

Amerikani ka rindërtuar jetën, humbi 78 kilogramë nëpërmjet emisionit televiziv “Humbësi më i madh”.

Më vonë punoi në kompani të sigurimeve, para se të bëhej trajner i mundjes në një shkollë në Salt Lake City.

Image