Rënia e jashtëzakonshme e futbollit holandez u konfirmua të premten, kur u publikua ranglista e re e UEFA-s dhe u bë e ditur se kampioni i Holandës të paktën në dy edicionet e ardhshme nuk do të kualifikohet direkt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, siç ishte rasti deri më tash.
Kjo goditje erdhi pas zhgënjimit të Përfaqësueses së Holandës, e cila nuk arriti të sigurojë një vend në botërorin "Rusia 2018" e nuk kishte arritur të shkojë as në "Euro 2016".
Një rënie e tillë po konsiderohet katastrofale për një vend si Holanda, që doli nënkampione në botërorin "Afrika e Jugut 2010" dhe e treta katër vjet më vonë në Brazil...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.