Presidenti i klubit të futbollit, Prishtina, Remzi Ejupi, është i ftuar sonte në “Sportin Total” të KTV-së.
Ai flet për shumë tema, që nga largimi i Mirel Josës, dorëheqjen e Bylbyl Sokolit dhe emërimin e Armend Dallkut në krye të skuadrës së parë.
Ejupi u është përgjigjur tifozëve “Plisat” që kërkojnë largimin e tij dhe të kryesisë, ka folur për kurdisjet që sipas tij ia pamundësuan titullin ekipit nga kryeqyteti, për procesin e humbur kundër Kujtim Shalës dhe në fund të intervistës, flet edhe për Agim Ademin dhe legjendën Fadil Vokrrin.
Intervista me Remzi Ejupin është realizuar në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe transmetohet sonte në “Sportin Total” nga ora 22:15.
Artikuj të ngjashëm
-
Remzi Ejupi pas largimit: Prishtina ka qenë edhe mbi Federatën
-
Remzi Ejupi largohet nga Prishtina pas gati dy dekadash
-
Remzi Ejupi: Nënshkrimet e Prishtinës janë valide
-
Ejupi largohet nga posti i kryetarit të Prishtinës, i hapur për të garuar për të parin e FFK-së
-
Presidenti i Prishtinës pranon dështimin në transferime