Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rekordmenia Formiga ka një mision të pambaruar

Mesfushorja braziliane Formiga duhet të jetë mësuar tashmë me garimin në Kupa të Botës, pasi është paraqitur në gjashtë të tilla, shkruan Reuters.

Mirëpo, emocionet e kanë kapluar, ndërsa 41-vjeçarja përgatitet të luajë për herë të shtatë dhe rekorde në turneun që nis në Francë muajin e ardhshëm, transmeton Koha Ditore.

"Jam në ethe, do të gënjeja po të them se nuk jam. Jam 41-vjeçare dhe kam mundësinë që të luaj për herë të shtatë në Kupën e Botës. Natyrisht se emocionet janë të njëjta si të luash për herë të parë. Dhe dëshira ime për të fituar është e njëjta", ka thënë Formiga së fundi.

Ajo ndan rekordin për paraqitje në gjashtë kampionate botërore me Homare Sawan, mesfushoren që udhëhoqi Japoninë drejt titullit të botës në vitin 2011.

Nëse ajo luan, siç pritet, atëherë do të bëhet lojtarja e parë, në të dy konkurrencat, që paraqitet në shtatë kampionate botërore, bëri të ditur FIFA....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)