Derisa Cafu vazhdonte vrapimet e tij motorike poshtë-lart në krahun e djathtë të fushës në të 30-t, Sir Alex Ferguson pas një vëzhgimi që kishte bërë, nxori një përfundim të famshëm. Ai tha se braziliani duhet t'i ketë "dy zemra".
Cafu i ishte mirënjohës Fergusonit për deklaratat dhe teorinë e tij të veçantë që ishte në gjendje ta zbatonte në çdo ndeshje që e luante, përcjell Koha Ditore shkrimin e Fifa.com.
"Ndoshta nganjëherë edhe vetë kam menduar se i kam dy zemra. Por, loja ime ishte e tillë dhe krahu i djathtë ishte komplet imi", qeshet Cafu.
Megjithatë, Cafu është unik për diçka tjetër dhe jo për vrapimet e tij të palodhshme gjatë ndeshjeve...(më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.