Edin Xheko me kënaqësi do të ballafaqohet me Manchester Unitedin sot në mbrëmje.
Golashënuesi i Romës nuk ka dalë asnjëherë nga stadiumi “Old Trafford” pa kontribuuar me një gol të shënuar.
Ndeshja ndërmjet Manchester Unitedit dhe Romës do të luhet të enjten në mbrëmje nga ora 21:00. Është ndeshja e parë gjymsëfinale e Ligës së Evropës.
Boshnjaku 35-vjeçar pritet të jetë titullar ndaj skuadrës së cilës i ka realizuar gol thuajse në çdo përballje.
Manchester Unitedi është vetëm një nga “viktimat” e pëlqyera në karrierën e Xhekos. Ai i ka shënuar shtatë gola në nëntë ndeshje kësaj skuadre.
Edhe
Unitedi demolon Romën, me një këmbë në finale
Ka kontribuuar edhe me dy asistime, derisa ka katër fitore e pesë disfata.
Dy skuadrave që u ka shënuar më shumë gola janë Stuttgarti me tetë gjithsej, dhe Viktoria Plzen, nëntë gola.
Xheko ka shënuar kundër Manchester Unitedit në të dyja ndeshjet e Ligës së Kampionëve në grupe në edicionin 2009/10 me skuadrën e Ëolfsburgut.
Kur luajti për skuadrën e Cityt, në edicionin 2011/12 dhe 2013/14, kishte shënuar nga dy gola.
Kjo përfshinë rezultatin legjendar 6:1 në tetor të vitit 2011-të nën drejtimin e trajnerit Roberto Mancini.
Për më shumë, Chris Smalling, tani bashkëlojtar i tij te Roma, luante titullar te Unitedi në atë ditë.
Edhe
Xheko kërkohet nga Manchester Unitedi
Xheko e ka vizituar “Old Traffordin” katër herë, dhe ka kontribuuar me gol gjithmonë. I ka realizuar pesë dhe ka asistuar dy herë.
Takimi tjetër i mbrëmjes është ai mes Villarrealit dhe Arsenalit.