Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rekordet e zeza të Arsenalit pas humbjes nga City

Arsenali e ka nisur në mënyrën më të keqe sezoni e ri të Premier Ligës. Pas tre ndeshjeve të para, Gunners kanë zero pikë, zero gola të shënuar dhe nëntë të pësuar. Aktualisht, mbajnë pozitën e fundit në tabelë. Ata u takun me Brentfordin, Chelsean dhe sot kundër Manchester Cityt.

Për skuadrën që drejtohet nga Mikel Arteta është starti më i keq ndonjëherë.

Arsenali është skuadra e dytë në histori të Premier Ligës që pas tre ndeshjeve të para ka gol-diferencë -9. Vetëm Wolvesi në sezonin 2003/04 kishte një start të tillë, që e përfunduan sezonin në vendin e fundit.

Skuadra londineze ka humbur tre ndeshjet e para në ligë për herë të parë që nga sezoni 1954/55.