Me dy golat në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Juventusit, Kylian Mbappe ka vendosur disa rekorde. Ai është bërë lojtari i dytë që më së shpejti ka arritur në shifrën e 35 golave në Champions, duke llogaritur ndeshjet nga faza grupore e tutje.
Ruud van Nisterlooy shifrën e 35 golave e arriti në 42 ndeshje. Mbappe këtë e ka arritur në 54 ndeshje, ndërsa Lionel Messi në 55 ndeshje. Robert Lewandowskit i janë dashur 56 ndeshje për 35 gola në Champions, ndërsa Filippo Inzaghit dhe Neymarit nga 57 ndeshje.
Mbappe është lojtari më i ri që ka shënuar 35 gola në Champions.
Ai këtë e ka arritur me 23 vjet e 260 ditë. Messi e kishte arritur me 32 vjet e 307 ditë. Rauli shifrën e 35 golave e kishte arritur me 25 vjet e 82 ditë, ndërsa Karim Benzema me 26 vjet e 69 ditë. Thomas Mueller i shënoi 35 gola në Champions kur i kishte 26 vjet e 185 ditë, ka njoftuar UEFA.