Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rekordet e Erling Braut Haaland

Foto: Reuters

Sukseset e Erling Braut Haaland nuk kanë të ndalur, ai gjatë të martës në ndeshjen Dortmund – PSG ka shënuar 2 gola, duke u barazuar me Lewandowskin.

Haalandi është tinejgjeri i pari në historinë e Ligës së Kampionëve që ka shënuar 10 gola për një kampionat.

Lojtari që ka shënuar më së shpejti 10 gola në histori (për 7 ndeshje), transmeton Koha.net.

Tinejgjeri i dytë që ka shënuar 10 gola në Ligën e Kampionëve, pas Kylian Mbappes.

Ka shënuar gola për Borussia Dortmundin në debutimin e tyre në UCL, Bundesligë e Kupën Gjermane.

19 vjeçari ka shënuar 39 gola në 29 paraqitje me klubin e tij, në të gjitha garat gjatë këtij sezoni.