Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rekord kërkesash për bileta për Euro 2020

UEFA ka pranuar 19.3 milionë kërkesa për bileta në fazën hapëse të shitjes për Euro 2020, duke thyer rekordin prej 11 milionë kërkesash për Euro 2016.

Gara pritet të jetë Kampionati më i madh Evropian ndonjëherë, me tre milionë tiketa në dispozicion në 12 qytetet organizatore.

Gjysma e këtyre biletave ishin në shitje në fazën hapëse të shitjes nga 12 qershori deri më 12 korrik, dhe UEFA ka konfirmuar në një njoftim për media se është pushtuar me kërkesa, përfshirë me 1.9 milion aplikime për finalen në Wembley.

540 mijë aplikime për bileta ishin për ndeshjen hapëse që zhvillohet në Olimpico të Romës, edhe pse stadiumi ka kapacitet për 72 mijë e 500 ulëse.

Tiketat tani do të ndahen me short për fansat që kanë aplikuar, para se të hapet afati tjetër për aplikime në dhjetor.