Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reja thotë se përgatitje fizike e Islandës bëri diferencën

Shqipëria humbi në udhëtim kundër Islandës në ndeshjen e vlefshme për eleminatoret e Euro 2020.

Pas takimit ka folur edhe trajneri Edi Reja, i cili sot debutoi me ekipin kombëtar shqiptar.

Reja u shpreh i kënaqur me lojën e ekipit, por thotë se kundërshtari ishte më mirë fizikisht dhe kjo bëri diferencën.

“Në përgjithësi luajtëm mirë dhe jam i kënaqur me lojën e ekipit. Kundërshtari ishte më i mirë fizikisht dhe kjo bëri diferencën. Me vjen keq që nuk morëm një rezultat më të mirë”, u shpreh Reja.

Tekniku italian foli edhe për penalltinë e mohuar në fund të pjesës së parë, transmeton TCH. 

“Nuk jam i kënaqur me referimin. Na u mohua një penallti në fund të pjesës së parë”, përfundoi italiani.