Neymari, Barcelona dhe Santosi do të përballen me akuzën për korrupsion, pasi apeli i treshes u refuzua nga Gjykata e Lartë e Spanjës të hënën.
Rasti në gjykatë është lidhur me transferimin e brazilianit nga Santosi drejt Barcelonës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Santos, Barcelona, Neymar dhe nëna e tij Nadine Goncalves dhe N&N, kompania e familjes, sot kanë humbur apelin për të anuluar ngritjen e akuzës mashtrim dhe korrupsion”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë, raporton “Reuters”, transmeton Koha.net.
Transferimi i Neymarit në Spanjë në vitin 2013 ka ngjallur shumë polemika pasi hetuesit kanë gjetur se një pjesë e shumës së transferit është fshehur për t’i ikur tatimeve.