Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Refuzohet ankesa e Lazios për Sarrin

Federata e Futbollit e Italisë e ka refuzuar apelin e Lazios për t’ia zbritur dënimin Maurizio Sarrit që u suspendua pas ndeshjes kundër Milanit.

Sarri nuk e drejtoi Lazion në barazimin 2:2 kundër Cagliarit, ndërsa ai nuk do të jetë në stol as për ndeshjen ndaj Torinos të enjten.

Megjithatë, Sarri do të kthehet në derbin kundër Romës në “Olimpico”, në kuadër të javës së gjashtë të Serie A.