Disa skuadra të futbollit ankohen se kanë luajtur kundër 12 lojtarëve kur vendimet e referit shkojnë kundër tyre. Por, pak skuadra kanë më tepër arsye për t'u ankuar sesa ajo holandeze Harkemase Boys. Lojtarët e kësaj skuadre mbetën të zemëruar kur arbitri shënoi kundër tyre në ndeshjen e së shtunës.
Xhirimet kanë treguar arbitrin Maurice Paarhuis duke shënuar aksidentalisht për Hoekun kundër Harkemase Boysit. Ai xhirim ka bërë bujë në rrjetet sociale ku në llogarinë e skuadrës Harkemase Boys në "Twitter", është shikuar gati pesë milionë euro, shkruan sot Koha Ditore.
Arbitri u ka thënë mediumeve holandeze të hënën se nuk kishte opsion tjetër pos të pranonte golin në ndeshjen e rangut të ulët.
"Topi goditi këmbën time. Unë u mundova të largoja këmbën, por nuk arrita ta bëja në kohë", ka thënë Paarhuis, që e kishte të vështirë t'i shpjegonte skuadrës Harkemase se pse goli duhet pranuar. "Lojtarët e Harkemase Boys po më pyesnin: 'Çfarë po ndodh këtu?' Por, në këto raste referi është i ashtuquajtur 'element i vdekur' dhe nënkupton se nuk kisha opsion tjetër pos të pranoja golin".
Në fund goli nuk pati shumë rëndësi pasi Harkemase Boys fitoi 4:2 dhe derisa rregullat e lojës diktuan që goli të pranohej, një ndryshim pritet të bëhet stinorin e ardhshëm.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)