Kur Murat Mizov kuptoi se do të merrte një biletë për ndeshjen e parë të botërorit "Rusia 2018" ndërmjet Rusisë dhe Arabisë Saudite në Moskë, ai kaloi gati në ekstazë.
Në ditën e ndeshjes, Zaur Apshev, një deputet nga parlamenti lokal në Kabardino-Balkaria, një republikë e vogël ruse në Kaukazin e Veriut, e thirri atë për t'i thënë se kishte një biletë shtesë për të, përcjell Koha Ditore shkrimin e Al Jazeera.
Apshev donte që Mizov, kreu i tifozëve ultras të Spartak Nalchik, klubit kryesor të Kabardino-Balkaria, të ishte atje me të për të përfaqësuar republikën. Kërkesa e vetme për Mizovin ishte që ai të sillte me vete flamuj nga shtëpia.
"I kisha të gjithë, kisha flamurin rus ku shkruhej Nalchik, flamurin Kabardin/Circassian, flamurin Balkar dhe flamurin Kabardino-Balkaria", thotë Mizov.
Kur u fut në "Luzhniki Stadium", ai i rreshtoi të gjithë flamujt përgjatë kangjellave të poshtme të sigurisë në anën e majtë të portës së Arabisë Saudite....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)