Policia në Australi ka marrë në pyetje katër tifozë që pas përballjes mes Novak Gjokoviqit dhe Andrey Rublev në çerekfinale të “Australian Open” kishin kënduar këngë në përkrahje të Rusisë dhe kishin mbajtur flamurin me profilin e presidentit rus Vladimir Putin, raporton "Fox News".
Gjokoviq të mërkurën mposhti me 3:0 në sete Rublevin, duke arritur në gjysmëfinale të “Australian Open”.
Ai barazoi rekordin e Andre Aggasit duke shënuar fitoren e 26-të rresht në “Australian Open”.
Rusi Rublev, sipas rregullave të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF) u desh të luante si sportist neutral, pa u përmendur emri dhe flamuri i shtetit të tij gjatë turneut.
Po ashtu në arena në “Australian Open” janë ndaluar flamujt e Rusisë.
Mirëpo, jashtë “Rod Laver Arena” pas çerekfinales Gjokoviq - Rublev, tifozët, që thuhet se ishin serbë, janë parë duke festar fitoren e Gjokoviqit me flamuj serbë e rusë e po ashtu flamur me profil të Putinit.
Dëgjoheshin thirrjet “Serbia Rusia”.
“Katër persona duke u larguar nga arena kanë shpalosur flamuj dhe simbole të papërshtatshme dhe kanë kërcënuar forcat e sigurisë. Victoria Police ka intervenuar dhe ka intervistuar ata. Komoditeti dhe siguria e të gjithëve është prioritet i yni”, është thënë nga Tennis Australia.
Një tifoz në tribuna po ashtu është parë duke mbajtur veshur fanellën me simbolin “Z” rus, që është bërë si simbol për ata që përkrahin pushtimin rus të Ukrainës.
Just took a walk around Melbourne Park after filing and a group of people were standing on the Rod Laver Arena steps, holding up a flag with Vladimir Putin’s face and chanting in support of Russia. pic.twitter.com/2p0LfkyVC3
— Tumaini Carayol (@tumcarayol) January 25, 2023