Real Madridi është tri ndeshje larg rekordit të klubit dhe një gjë e tillë mund të arrihet nën drejtimin e trajnerit Carlo Ancelotti.
“Los Blancos” e ka nisur sezonin në formë të shkëlqyer duke i fituar nëntë ndeshjet hapëse të sezonit të ri, duke shënuar 24 gola.
Rekordi i madrilenëve është me 11 fitore të njëpasnjëshme nën drejtimin e trajnerit Miguel Munoz në vitin 1961.
Ai e përsëriti të njëjtin sukses në vitin 1968, por nuk shënoi fitore ndaj Rapid Viennas, ka shkruar “Diario AS” të mërkurën.
Ancelotti në krye të skuadrës do ta barazonte rekordin nëse mposht Osasunan dhe Shakhtar Donetskun, ndërsa do ta thyente këtë rekord nëse arrin fitore edhe ndaj Getafes në “Coliseum Alfonso Perez”.
Artikuj të ngjashëm