Pas një barazimi dhe një humbjeje, Reali u është kthyer fitoreve në La Ligë.
Skuadra e Zinedine Zidanet ka fituar 3 me 2 ndaj Villarrealit në xhiron e 36-të të La Ligas.
Mariano shënoi dy herë, ndërsa një gol tjetër u realizua nga Vallejo. Moreno e Costa shënuan për mysafirët.
Reali mbetet i treti në tabelë me 65 pikë.
