Real Madridi u është kthyer fitoreve pas një barazimi dhe një humbjeje në fillim të vitit 2019.
Skuadra mbretërore ka triumfuar 3 me 0 ndaj Leganesit në kuadër të ndeshjes së parë të 1/8 së finales së Kupës së Mbretit.
Sergio Ramos, Lucas dhe Junior Vinicius realizuan golat për fitoren.
Takimi i kthimit luhet javën e ardhshme.