Real Madridi e ka fituar Kupën e Mbretit për herë të 20-të në histori. “Mbretërit” mposhtën Osasunan në finale 2:1 të shtunën në mbrëmje për trofeun e radhës.
Rodrygo hapi ndeshjen me golin në minutën e dytë. Në minutën e 58-të rezultatin e barazoi Lucas Torro, ndërsa Rodrygo doli sërish në skenë 12 minuta më vonë për golin e dytë personal dhe të vulosjes së fitores për ekipin e Carlo Ancelottit.
Reali është në garë edhe për titullin e Ligës së Kampionëve. Madridi është në gjysmëfinale përballë Manchester Cityt.
Ndërkaq në La Liga ka ngecur prapa Barcelonës që është afër titullit kampion.
Artikuj të ngjashëm