Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali transferon talentin brazilian Rodrygo

Real Madridi ka arritur marrëveshje për transferimin e talentit të Santosit, Rodrygo.

Transferimi, siç njofton klubi brazilian, është rekord për shumën e paguar, derisa bëhet e ditur se 17-vjeçari do të qëndrojë edhe për një sezon te klubi brazilian, por si i huazuar.

Transferimi do të kompletohet në korrikun e vitit 2019 ndërsa Rodrygo do të zhvillohet edhe më tej në klubin nga Brazili.

“Santosi është mirënjohës për sjelljen dhe profesionalizimin e Real Madridit në çdo proces, gjithashtu edhe ndaj familjes dhe përfaqësuesve të lojtarit që kanë qenë transparent në këto bisedime”, thuhet në njoftimin e klubit brazilian.

Raportohet se Reali ka paguar 45 milionë euro, plus pesë milionë euro tjera si bonuse për lojtarin.

Rodrygo konsiderohet talent brazilian pasi ka realizuar gjashtë gola dhe dy asistime në 15 paraqitje për klubin.

Artikuj të ngjashëm