Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali transferon talentin 16-vjeçar për 45 milionë euro

Real Madridi është pajtuar të paguajë 45 milionë euro për të transferuar sulmuesin 16-vjeçar nga Flamengo, Vinicius Junior.

Sipas raportimeve, futbollisti ka kryer testet mjekësore te Reali, që ka ofruar 15 milionë euro më shumë se klauzola e tij prej 30 milionë eurosh.

Marrëveshja pritet të përfundojë deri në korrik të 2018-s, kur Vinicius të jetë 18-vjeçar.

Talenti i ri ishte dalluar në Kampionatin U-17 të Amerikës Jugore kur ishte shpallur golashënuesi më i mirë dhe u zgjodh lojtari më i mirë i turneut.