Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali synon ta kthejë Ibrahimoviqin në Evropë

Real Madridi po planifikon ta transferojë në Spanjë sulmuesin Zlatan Ibrahimoviq.

Pas problemeve në fazën e sulmit, drejtuesit e klubit po tentojnë ta bindin Ibran, të transferohet në “Santiago Bernabeu”, gjatë dimrit.

Sulmuesi që aktivizohet te Los Angeles Galaxy, mund të huazohet te skuadra spanjolle, pasi në SHBA sezoni përfundon në dhjetor.

Përveç Real Madridit, interesim për Ibran ka shprehur edhe Milani.