Real Madridi është duke synuar transferimin e trajnerit të Tottenhamit, Mauricio Pochettino, raporton The Sun.
Los Blancos duan sa më shpejtë të transferojnë një trajner për ta zëvendësuar Julen Lopeteguin, e trajneri i Tottenhami është bërë synimi kryesor, transmeton Koha.net.
Sipas The Sun gjiganti spanjoll është i gatshëm t’i ofrojë atij pagë pesë vjeçare me dyfishin e asaj që merr aktualisht te Tottenhami.
Edhe Antonio Conte është i lidhur me një kalim te Reali, kur dihet se është ende pa klub. Megjithatë ai ende nuk e ka zgjidhur çështjen me ish-klubin e tij Chelsean.