Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali siguron shërbimet e talentit të Flamengos, Reinier

Raportohet se Real Madridi ka siguruar shërbimet e mesfushorit sulmues të Flamengos, Reinier.

Goal raporton se për shërbimet e tij klubi mbretëror ka paguar 35 milionë euro, transmeton Koha.net.

Reali ka mposhtur konkurrencën e rivalëve kryesor të saj Barcelonës dhe Atletico Madridit për shërbimet e brazilianit.

Ai pritet t’i bashkohet Realit kur t’i mbushë 18 vjet, pra pas datës 19 janar.

Gjithashtu mësohet se Flamengo do të përfitojë 80 për qind të shitjes së tij, derisa pjesa tjetër do të shkojnë për lojtarin dhe agjentin e tij.

I lindur në Brazil më 2002, 17 vjeçari kishte debutuar në korrikun e vitit të kaluar në Copa Libertadores në përballjen ndaj Emelecut, për të shënuar më pas gjashtë gola në ligë për ta ndihmuar Flamengon të fitojë titullin.

Reinier kishte nënshkruar me Flamengon kontratë deri në vitin 2024.

Artikuj të ngjashëm