Futbollisti i talentuar brazilian, Reinier, është pranë transferimit te skuadra e Real Madridit.
Ai është larguar nga Brazili për t’u takuar me drejtuesit e gjigantit spanjoll.
Ëndrra e futbollistit 17-vjeçar pritet t’i realizohet të dielën, ditën kur edhe do të bëhet 18-vjeçar, ka njoftuar të shtunën “AS”, transmeton KTV.
Mesfushori i U23 të Brazilit me Flamengon ka kontratë deri në tetor të vitit 2024, derisa vlera e tij në treg është 25 milion euro.
Ai vlerësohet një prej talenteve më të mëdhenj në këto vitet e fundit në Brazil.