Real Madridi ka qenë superiore ndaj Barcelonës në dy ndeshjet e Superkupës së Spanjës.
Los Blancos fituan me rezultat të përgjithshëm prej 5 me 1, ndërsa ndeshjen e kthimit në Bernabeu sonte e fituan me rezltat 2-0, transmeton Koha.net.
Golin e parë e shënoi Marco Asensio në minutën e katërt, i cili plasoi një supergoditje jashtë zonës së rreptësisë.
Golin e dytë e shënoi Karim Benzema pas një asistimi nga Marcelona në minutën e 39.