Real Madridi ka fituar bindshëm ndaj APOEL-it me rezultat 6 me 0, por kjo nuk i ka kryer punë madrilenëve në grup, pasi Tottenhami vazhdon të mbetet në pozitën e parë të grupit H në Ligën e Kampionëve.
Pas një krize të rezultateve, Reali u kthye fitoreve me golat e realizuar nga Karim Benzema, Ronaldo, Nachos e Luka Modriqit, derisa Harry Kane dhe Son i ndihmuan Tottenhamit të rikthente rezultatin në ndeshjen kundër Borussia Dortmundit që avancoi me golin e Pierre-Emeric Aubameyang.
Me këtë fitore Reali mbetet në pozitën e dytë me 10 pikë, tre më pak se Tottenhami në pozitën e parë.
Artikuj të ngjashëm
-
Real Madridi me fitore të thellë ndaj Plzenit, shkëlqen Benzema
-
Reali fiton ngushtë ndaj Dortmundit, shkon tutje në Champions nga pozita e dytë
-
Tottenhami mposht kampionin, siguron kualifikimin tutje në Ligën e Kampionëve
-
Tottenhami del me pikë nga Bernabeu
-
Dortmundi nuk i reziston kampionit europian