Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali rivalizon Barçën për yllin e Ajaxit

Florentino Perez dëshiron që ta mposhtë Barcelonën në garën për yllin e Ajaxit, Frenkie de Jong, raporton Don Balon.

Sipas këtyre raporteve thuhet se presidenti i Realit, Perez është i gatshëm të shpenzojë shumë para për të siguruar shërbimet e holandezit, transmeton Koha.net.

De Jong në javët e fundit është lidhur me një kalim në Camp Nou, megjithatë Reali do të bëjë ofertë në afatin kalimtar të janarit.